Property Description

Në shitje apartament tipologji 2+1+2 i pozicionuar në Babrru, pjesë e një godine moderne banimi dhe shërbimi me 5 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë. Prona përfaqëson një zgjedhje shumë të mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2

Vendndodhja: Babrru, Tiranë

Kati: 1

Sipërfaqe neto: 89.73 m²

Sipërfaqe e përbashkët: 15.25 m²

Sipërfaqe totale: 104.98 m²

Sipërfaqe neto parkimi: 16 m²

Çmimi i apartamentit: 115,478 €

Çmimi i postit të parkimit: 15,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje me kënd gatimi, dy dhoma gjumi dhe dy tualete, me shpërndarje të rregullt të hapësirave dhe ndriçim natyral. Sipërfaqja e përgjithshme e bën pronën shumë të përshtatshme për familje që kërkojnë komoditet dhe funksionalitet.

Përshkrimi i zonës

Babrruja është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, e preferuar për banim familjar falë qetësisë dhe aksesit të mirë me pjesët kryesore të Tiranës. Zona ofron lidhje të shpejtë me Unazën e Madhe dhe arteriet kryesore të qytetit, si dhe disponon shërbime të nevojshme për jetesë të përditshme, përfshirë markete, shkolla, transport urban dhe ambiente shërbimi. Potenciali i rritjes së vlerës e bën Babrrunë një zgjedhje të mirë si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

📞 Për më shumë informacion, planimetri ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Property Details

Reference: PRO470
Type Apartment
Status: Under Construction
Bedrooms: 2
Baths: 2
Living room: 1
Website Views 6
Surface: 90 m2
Gross Area: 105 m2
Floor: 1

Property Location