Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 me verandë, i pozicionuar në zonën e Vasil Shanto, një nga zonat më të kërkuara rezidenciale në Tiranë, për shkak të afërsisë me qendrën e qytetit dhe aksesit të lehtë në çdo shërbim.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1 + verandë
Sipërfaqe apartamenti: 69.51 m²
Sipërfaqe verande: 24.86 m²
Gjendja e ndërtimit: Në fazë shtrimi
Çmimi: 250,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti është investuar me materiale cilësore dhe punime ekstra të realizuara nga vetë pronari, jo nga firma e ndërtimit. Organizimi i brendshëm është shumë funksional dhe përfshin sallon ndenjeje me ambient gatimi, dhomë gjumi, dy tualete të veshura deri në tavan dhe një verandë të bollshme që ofron hapësirë të konsiderueshme për relaks dhe ambient të jashtëm privat. Tavani i varur, hidrosanitaret cilësore dhe grupet e dushit incaso janë vetëm disa nga detajet që e bëjnë këtë apartament një pronë premium.
Përshkrimi i Zonës
Zona e Vasil Shantos është një nga zonat më të konsoliduara dhe më të preferuara për banim në Tiranë. Afërsia me qendrën e qytetit, shkollat, universitetet, supermarketet, restorantet dhe transportin publik e bëjnë këtë zonë shumë të favorshme për jetesë. Infrastruktura e zhvilluar dhe kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bëjnë këtë apartament një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434