Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në kompleksin rezidencial Square Village, një projekt modern me standarde të larta ndërtimi, i projektuar për një stil jetese komod dhe privat në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 0
Sipërfaqe neto: 107.37 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 19.32 m²
Sipërfaqe bruto: 126.69 m²
Sipërfaqe oborri: 50.28 m²
Sipërfaqe totale: 176.97 m²
Çmimi: 530'910€
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje dhe gatimi, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Diferenca reale këtu është oborri privat – një hapësirë e bollshme që të jep ndjesinë e një vile brenda kompleksit. Aksesi direkt nga ambienti i ditës në oborr krijon një lidhje shumë të bukur mes brendësisë dhe jashtësisë, ideale për familje, relaks apo aktivitete të përditshme.
Planimetria është e rregullt, me shpërndarje funksionale dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke garantuar komoditet dhe privatësi maksimale.
Përshkrimi i Zonës
Square Village është një kompleks rezidencial i konceptuar për jetesë cilësore, me infrastrukturë moderne, ambiente të gjelbëruara dhe organizim të kuruar të hapësirave të përbashkëta. Zona është në zhvillim të shpejtë dhe po tërheq gjithnjë e më shumë banorë dhe investitorë, duke e bërë një zgjedhje shumë të mirë si për banim afatgjatë ashtu edhe për investim.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434