Property Description

Ofrohet për shitje një apartament i gjerë dhe shumë komod, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta të Tiranës – vetëm pak hapa larg Kopshtit Zoologjik dhe kompleksit Tiku & Mato. Prona ndodhet në kati e 1-rë banim të një pallati të ri, me standard të lartë ndërtimi dhe 2 ashensorë funksionalë.

Detajet e apartamentit:

Tipologji: 2+1

2 tualete

Sipërfaqe neto: 110 m²

Sipërfaqe bruto: 129.64 m²

Kati: 1 banim

Pallat i ri, i mirëadministruar, me 2 ashensorë

Gjendja: Gati për banim

Çmimi: 285,000 Euro

Përshkrimi i pronës:
Apartamenti ka një planimetri shumë të rregullt dhe praktike,dy dhoma gjumi komode dhe dy tualete moderne. Çdo ambient është i konceptuar për rehati maksimale dhe ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Përshkrimi i zonës:
Zona e Salillarit pranë Kopshtit Zoologjik është një ndër zonat më të preferuara për familjet dhe ata që kërkojnë qetësi, gjelbërim dhe akses të menjëhershëm në arteriet kryesore të qytetit. Afërsia me Liqenin Artificial, restorante të njohura, institucione arsimore dhe transport publik e bën vendndodhjen tepër komode dhe të kërkuar.

Apartamenti është një mundësi perfekte për banim cilësor ose investim afatgjatë.

Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Property Details

Reference: PRO249
Type Apartment
Status: New
Bedrooms: 2
Baths: 2
Living room: 1
Website Views 14
Surface: 110 m2
Gross Area: 130 m2
Floor: 1

Property Location