Liqeni i Thatë
Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, tek Liqeni i Thatë, në kompleksin FZ Konstruksion, ofrohet për shitje apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 2-të, me standard të lartë ndërtimi dhe hapësira reale jetese.
Sipërfaqe & detaje teknike:
Sipërfaqe e brendshme: 109.6 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 16.77 m²
Sipërfaqe totale apartamenti: 126.37 m²
Depo: 14.4 m²
Verandë private: 61.7 m²
Apartamenti dallohet për planimetri shumë të rregullt, ndriçim natyral dhe një verandë të madhe, që e kthen pronën në një luks të vërtetë urban – ideale për familjarë, relaks, ose investim afatgjatë.
Disponon dokumentacion të rregullt dhe të plotë, gati për shitje pa vonesa apo komplikime ligjore.
Kompleks i konsoliduar, zonë e qetë, pranë liqenit artificial, shkollave, shërbimeve dhe me akses të shpejtë drejt qendrës.