Ofrohet për shitje apartament në kompleksin rezidencial Morina City, një projekt modern i pozicionuar në zonën e Palasë, në një nga zonat më ekskluzive të Riviera Shqiptare. Prona përfaqëson një mundësi shumë të mirë për rezidencë pushimi ose për investim në një nga tregjet më dinamike të turizmit në Shqipëri.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 100.4 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 22.1 m²
Sipërfaqe totale: 122.5 m²
Çmimi: 330,750 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron një planimetri shumë funksionale dhe hapësira të organizuara në mënyrë praktike për një jetesë komode. Ambienti përbëhet nga një sallon i bollshëm ndenjeje me hapësirë gatimi, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Organizimi i brendshëm është i rregullt dhe krijon një ndarje të qartë mes zonës së ditës dhe zonës së fjetjes, duke garantuar komoditet dhe privatësi. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe të përshtatshme si për rezidencë pushimi ashtu edhe për investim në qira turistike.
Përshkrimi i Zonës
Kompleksi Morina City ndodhet pranë Dhërmi, një nga destinacionet më të kërkuara të rivierës shqiptare. Zona karakterizohet nga plazhe me ujë kristal, natyrë spektakolare dhe zhvillim të vazhdueshëm të resorteve dhe projekteve turistike elitare. Afërsia me plazhet e Palasës dhe Dhërmiut, si dhe infrastruktura turistike në rritje, e bëjnë këtë pronë një investim shumë të vlefshëm me potencial të lartë rritjeje dhe kërkesë të vazhdueshme për akomodim gjatë sezonit turistik.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434