Ofrohet për shitje vilë premium në Rolling Hills Liqeni, një nga rezidencat më elitare dhe më të kërkuara për banim në Tiranë.
Detajet e pronës
Sipërfaqe kati 0: 92.18 m²
Sipërfaqe kati +1: 88.44 m²
Sipërfaqe totale ndërtimi: 180.62 m²
Sipërfaqe verande: 3.74 m²
Sipërfaqe parcele: 325.27 m²
Sipërfaqe oborri: 233.09 m²
Çmimi: 550,000 €
Fazë karabina
Përshkrimi i vilës
Vila është e organizuar në 2 kate dhe është konceptuar me arkitekturë moderne dhe organizim shumë funksional të ambienteve.
Prona organizohet në:
• Ambient ndenjeje
• Ambient gatimi
• 3 dhoma gjumi
• 3 tualete
• Garderobë
• Zyrë
• Ambient teknik
• Verandë
• Oborr privat
Zona e living-ut është e bollshme dhe përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar atmosferë shumë komode dhe elegante për jetesë familjare. Dhoma matrimoniale dhe dhomat e tjera të gjumit janë të organizuara në mënyrë shumë praktike, duke ofruar privatësi dhe komoditet maksimal. Prania e ambientit të dedikuar për zyrë e bën vilën shumë funksionale edhe për klientë që kërkojnë hapësirë pune brenda banesës.
Oborri privat prej mbi 230 m² krijon mundësi ideale për relaks, ambient rekreativ apo organizim premium të hapësirës së jashtme.
Fakti që vila është në fazë karabina i jep mundësi klientit të personalizojë investimin sipas stilit dhe standardit të dëshiruar.
Përshkrimi i rezidencës dhe zonës
Rolling Hills Liqeni është një nga rezidencat më ekskluzive në Tiranë, e njohur për privatësinë, sigurinë, organizimin dhe standardin shumë të lartë të jetesës. Kompleksi ofron komunitet të përzgjedhur, infrastrukturë moderne dhe ambiente të gjelbëruara, duke krijuar një stil jetese premium dhe shumë të qetë. Zona mbetet ndër alternativat më elitare për klientë që kërkojnë vilë moderne pranë qytetit, por larg zhurmës dhe densitetit urban.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434