Property Description

Ofrohet për shitje apartament 2+1, i pozicionuar te Liqeni i Thatë, në një nga zonat më të kërkuara dhe më të zhvilluara për banim në Tiranë. Prona ndodhet në katin e 3-të, në pallat me ashensor, me sistem kapot dhe disponon hipotekë.

Apartamenti është i ri, i pabanuar më parë dhe është realizuar me investime cilësore, duke qenë gati për banim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe totale: 105.7 m²
Sipërfaqe neto: 93 m²
Kati: 3
Me hipotekë
Me ashensor
Sistem kapot
Vendndodhja: Liqeni i Thatë

Çmimi: 249,000 €

Organizimi

Apartamenti organizohet në korridor shpërndarës, ambient ndenjeje dhe gatimi, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Njëra nga dhomat e gjumit disponon garderobë të veçuar, ndërsa dhoma tjetër është pa dritare.

Investimet dhe cilësimet

Prona është e sapo investuar dhe përfshin ndriçim LED, parket AC5, sistem kondicionimi, kuzhinë inkaso, instalime elektrike dhe hidraulike të reja, si edhe mobilim të pjesshëm.

Përshkrimi i zonës

Liqeni i Thatë është një zonë shumë e preferuar për banim, me zhvillim të vazhdueshëm dhe akses të mirë në shërbime të përditshme si markete, farmaci, shkolla, bare, restorante dhe transport publik.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Property Details

Reference: PRO1359
Type Apartment
Status: New
Bedrooms: 2
Baths: 1
Living room: 1
Website Views 1
Surface: 93 m2
Floor: 3