Delta ING Real Estate & Construction është një kompani e licencuar shqiptare që operon në fushën e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit, me Licencë nr. 608, datë 28.08.2023. Ne ofrojmë shërbime të specializuara ndërmjetësimi për prona rezidenciale, komerciale dhe toka, duke ndihmuar individë, familje dhe investitorë të gjejnë pronën e duhur me kujdes, transparencë dhe përkushtim maksimal.
Me rrënjë të thella në sektorin e ndërtimit dhe një eksperiencë të konsoliduar në menaxhimin e projekteve, Delta ING njeh nga afër dinamikat e tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme. Profesionalizmi ynë është ndërtuar mbi vlera të forta si besimi, etika në punë dhe korrektësia, duke krijuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë.
Jemi krenarë që jemi anëtarë të Shoqatës NAREA (National Association of Real Estate Agents) dhe të Global Entrepreneurship Academy – GEA, duke u pozicionuar si pjesë e një komuniteti ndërkombëtar profesional dhe inovativ që ndjek standardet më të larta të industrisë.
Motoja jonë është e qartë:
“Di pronën e duhur për ty.”
Çdo pronë që ne përfaqësojmë është e përzgjedhur me kujdes, me synimin për të përmbushur nevojat, pritshmëritë dhe ëndrrat e klientëve tanë – qoftë për banim, zhvillim biznesi apo investim afatgjatë.
Shërbimet tona përfshijnë:
Ndërmjetësim në shitje dhe qira për prona rezidenciale, komerciale dhe truall
Konsulencë ligjore dhe asistencë në të gjitha etapat e procesit të transaksionit
Këshillim për investime dhe analiza tregu për prona me potencial zhvillimi
Partnerët tanë besnikë ndër vite:
Delta ING Shpk, Delta Group, DAST, Deutchcolor, Thermoswiss, 2N Shpk, Nova Construction, BSP Vision.
Ne vlerësojmë rrjetin tonë të partnerëve të besueshëm dhe bashkëpunimin me kompani që ndajnë të njëjtat vlera për cilësi, integritet dhe zhvillim të qëndrueshëm.