Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament 1+1 i pozicionuar në një nga zonat më të sigurta dhe më të kërkuara të Tiranës, shumë pranë Ambasades Amerikane dhe afër kafes "Roma". Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati ekzistues, aktualisht pa ashensor, por me proces të nisur për vendosjen e tij (firmat e banorëve janë mbledhur).

Detajet e pronës:

Sipërfaqe neto: 62.9 m²

Tipologji: 1+1

Kati: 5 (pa ashensor, në proces instalimi)

Gjendja: Totalisht i rikonstruktuar

Shitet i mobiluar

Dokumentacion: Me certifikatë pronësie

Apartamenti është rinovuar plotësisht dhe ofrohet i mobiluar, gati për t’u banuar menjëherë. Hapësirat janë të organizuara në mënyrë funksionale dhe ofrojnë një ambient të rehatshëm, të ndriçuar dhe të përshtatshëm si për jetesë familjare, ashtu edhe për investim.

Përshkrimi i zonës:
Rruga Pjetër Budi është një nga zonat më të vlerësuara pranë qendrës së Tiranës, e preferuar për qetësinë, sigurinë dhe afërsinë me ambasadat, institucionet shtetërore, shkollat dhe shërbimet kryesore të qytetit. Zona ka kërkesë të lartë për qira, duke e bërë apartamentin një mundësi shumë të mirë investimi.

Çmimi: 125,000,000 lekë

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO293
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 15
Sipërfaqja: 63 m2
Sip. Totale: 63 m2
Kati: 5

Vendodhja e Pronës