Pershkrimi i Prones

Jepet me qira njësi shërbimi e pozicionuar në katin përdhe (kati 0) të kompleksit rezidencial Green Valley Residence, në zonën e Liqenit të Thatë. Njësia ndodhet në një rezidencë moderne dhe të mirëorganizuar, me akses të drejtpërdrejtë dhe vizibilitet të lartë, duke e bërë shumë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi.

Detajet e pronës

Tipologjia: njësi shërbimi

Vendndodhja: Green Valley Residence, Liqeni i Thatë

Kati: 0

Sipërfaqe neto: 341.5 m²

Organizim i hapur dhe fleksibël

Akses i lehtë nga ambientet e përbashkëta të rezidencës

E përshtatshme për zyra, klinika, qendra shërbimi, ambiente tregtare apo aktivitete profesionale

Çmimi: 580'550 L

Përshkrimi i njësisë

Njësia ofron një sipërfaqe të madhe dhe funksionale, me mundësi organizimi sipas nevojave të aktivitetit që do të zhvillohet. Pozicionimi në katin përdhe garanton lehtësi aksesimi për klientët dhe stafit, si dhe potencial të lartë shfrytëzimi komercial brenda një kompleksi rezidencial në zhvillim të vazhdueshëm.

Përshkrimi i zonës

Green Valley Residence ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë, një nga zonat më të preferuara dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës. Zona ofron qetësi, komunitet të konsoliduar rezidencial dhe akses të shpejtë drejt qendrës së qytetit, Unazës së Re dhe Liqenit Artificial, duke e bërë këtë pronë një investim strategjik afatgjatë.

📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO451
Lloji Komercial
Statusi: Listimet e fundit
Website Views 21
Sipërfaqja: 342 m2
Sip. Totale: 342 m2

Vendodhja e Pronës