Në shitje apartament ekskluziv në kompleksin Green Coast, Palasë, pjesë e një prej projekteve më elitare rezidenciale në bregdetin shqiptar. Apartamenti ofrohet së bashku me post parkimi dhe depo dhe ka pishinë private, element që e pozicionon pronën në segmentin ultra-premium të tregut.
Detajet e pronës
Vendndodhja: Green Coast, Palasë – Himarë
Tipologjia: 2+1
Kati: 5
Sipërfaqe banimi (neto): 117.30 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 36.2 m²
Sipërfaqe pishine private: 52.27 m²
Sipërfaqe totale: 153.5 m²
Post parkimi i dedikuar i përfshirë
Depo private e përfshirë
Pishinë private
Çmimi total: 620,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti ofron organizim funksional dhe hapësira të bollshme, me ambient ndenjeje të hapur, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Pishina private krijon një eksperiencë jetese unike, duke garantuar privatësi, luks dhe relaks absolut.
Prona është ideale si rezidencë pushimi luksoze, por edhe si investim i sigurt me potencial të lartë qiraje në tregun premium ndërkombëtar.
Përshkrimi i kompleksit
Green Coast është një destinacion rezidencial dhe turistik i nivelit të lartë, i konceptuar nga arkitektë ndërkombëtarë, me infrastrukturë moderne, akses në plazh, shërbime elite dhe komunitet të përzgjedhur. Një standard jetese që nuk krahasohet me asnjë projekt tjetër në Shqipëri.
📞 Për informacion të detajuar, dokumentacion apo organizim vizite private, kontaktoni:
+355 69 700 7434