Pershkrimi i Prones

Në shitje apartament me oborr privat, i pozicionuar në Green Coast 1, një nga rezidencat më ekskluzive të rivierës shqiptare. Prona kombinon privatësinë, hapësirat e jashtme dhe potencialin për jetesë ose investim premium.

Detajet e pronës :

Tipologjia: Apartament

Sipërfaqe e brendshme e apartamentit: 111.1 m²

Sipërfaqe e përbashkët (ndërtimi i shkallës): 3.1 m²

Sipërfaqe oborri privat: 155.2 m²

Sipërfaqe parkimi: 14.7 m²

Sipërfaqe toke e përbashkët: 6.2 m²

Sipërfaqe totale parcele: 176.1 m²

Çmimi: 700.000 €

Çfarë përfshihet në pronë

1 post parkimi i dedikuar

Buggy i përfshirë në çmim

Leje ndërtimi për pishinë outdoor

Mundësi realizimi pishine sipas projektit të miratuar

Përshkrimi i pronës

Apartamenti ofron një organizim funksional të hapësirave të brendshme dhe një oborr privat të konsiderueshëm, ideal për jetesë në natyrë, relaks ose ndërtimin e një pishine private. Raporti mes sipërfaqes së brendshme dhe hapësirës së jashtme e bën këtë pronë një nga tipologjitë më të kërkuara në Green Coast, veçanërisht për përdorim familjar ose rezidencë pushimi.

Përshkrimi i zonës

Green Coast 1 është një projekt rezidencial i konceptuar sipas standardeve ndërkombëtare, i integruar në natyrë dhe pranë bregdetit të Jonit. Zona ofron infrastrukturë moderne, shërbime të dedikuara për banorët, privatësi dhe komunitet të përzgjedhur. Pozicionimi në Palasë, pranë Himarës, garanton akses të shpejtë në plazh, restorante dhe pika elitare të rivierës, duke e bërë pronën një investim të sigurt afatgjatë.

📞 Për më shumë informacion ose për një prezantim privat, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO508
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 17
Sipërfaqja: 111 m2
Sip. Totale: 114 m2
Sip. Toke: 176 m2
Kati: 1

Vendodhja e Pronës