Pershkrimi i Prones

Prona ndodhet në një zonë me vila të shpërndara, duke ofruar privatësi dhe ambient natyror të qetë.

Karakteristikat e pronës

Sipërfaqe: 3,500 m²

Lartësia: 243.75 m mbi nivelin e detit

Distanca ajrore nga deti: 2.5 – 3 km

Distanca me makinë: rreth 5 – 7 minuta

Terren: kodrinor, me gjelbërim

Rruga: e asfaltuar deri sipër parcelës

Zonë me ndërtim vilash individuale

Pozicioni i parcelës ofron ajër të pastër, panoramë dhe potencial shumë të mirë për ndërtim vile private apo investim turistik.

Çmimi

276,500 €

Përshkrimi i zonës – Palasë

Palasa është një nga zonat më të kërkuara të rivierës shqiptare, e njohur për natyrën e paprekur, gjelbërimin dhe zhvillimet rezidenciale elitare. Afërsia me bregdetin, por njëkohësisht pozicionimi në kodër, ofron kombinimin ideal mes pamjes, qetësisë dhe privatësisë.

Zona ka tërhequr investime të rëndësishme në vila dhe rezidenca turistike, duke e bërë një nga pikat me rritjen më të qëndrueshme të vlerës në tregun bregdetar.

Një pronë me raport shumë të mirë pozicion–sipërfaqe–çmim, ideale për vilë private ose zhvillim të vogël rezidencial.
Për më shumë informacion ose koordinata të sakta, më kontakto.

Detajet e Prones

Referenca: PRO540
Lloji Tokë
Statusi: Listimet e fundit
Website Views 26
Sip. Totale: 3500 m2

Karakteristikat

delta-ing.view_to_sea