Apartament në një kompleks rezidencial modern në zonën e Golemit, me çmim realisht okazion për zonën dhe tipologjinë. Zgjedhje shumë e mirë për investim pushimi ose për qira sezonale.
Detajet e Pronës:
Kompleksi Viena 2
Vendndodhja: Rruga Viena, Golem
Sipërfaqe neto: 105.2 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 23.7 m²
Sipërfaqe totale: 128.9 m²
Çmimi:128,900 €
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ka planimetri të rregullt dhe hapësira të bollshme. Zona e ditës është e madhe, me sallon ndenjeje dhe ambient gatimi të integruar. Dy dhoma gjumi me përmasa komode, organizim praktik dhe ndriçim natyral.Apartamenti gjithashtu ka dy tualete dhe nje ballkon.
Sipërfaqja totale prej 128.9 m² e bën pronën të përshtatshme si për banim familjar veror, ashtu edhe për investim me qira sezonale, duke qenë në një nga zonat me kërkesë të lartë gjatë sezonit turistik.
Përshkrimi i Zonës:
I pozicionuar në Golem, në Rrugën Viena, zonë me zhvillim të shpejtë rezidencial dhe turistik. Afërsia me plazhin, resortet dhe shërbimet e zonës e bëjnë këtë pronë një alternativë të fortë investimi në bregdet.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434.