Shkëmbi I Kavajës
Golem, pranë Bonita Resort, në një zonë turistike me zhvillim të qëndrueshëm dhe kërkesë të lartë për apartamente pushimi dhe investim. Afërsia me plazhin dhe resortet e konsoliduara e bën këtë pronë shumë të favorshme në treg.
Përshkrimi i pronës
Në shitje apartament 1+1, i pozicionuar në katin e 1-rë, me sipërfaqe të bollshme dhe organizim praktik të hapësirave.
Organizimi përfshin:
Sallon ndenjeje me ambient gatimi
1 dhomë gjumi
1 tualet
Planimetri funksionale dhe hapësira komode
Ndërtimi ndodhet aktualisht në fazë karabinaje, duke i dhënë mundësi blerësit të personalizojë përfundimet e brendshme sipas preferencës.
Të dhëna teknike
Sipërfaqe e brendshme: 79.4 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 15.88 m²
Sipërfaqe totale: 95.28 m²
Kati: 1
Faza e ndërtimit: karabinë
Përshkrimi i zonës – Golem
Zona pranë Bonita Resort është ndër më të preferuarat në Golem, me akses të shpejtë në vijën bregdetare dhe facilitete turistike. Golemi është një nga destinacionet më të frekuentuara pranë Tiranës, me kërkesë të lartë për qira sezonale dhe investime afatgjata.
Një mundësi e mirë investimi në një zonë me potencial të lartë turistik dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Për më shumë informacion ose planimetri, më kontakto.