Pershkrimi i Prones

Vilë individuale brenda një kompleksi rezidencial të ri dhe të strukturuar, me standard modern jetese dhe infrastrukturë të dedikuar për komunitet elitar.

Rezidenca përfshin hapësira të gjelbra, amfiteatër të brendshëm, ambiente rekreative dhe organizim të kontrolluar, duke krijuar një komunitet të mbyllur dhe të sigurt për familje.

Detajet e Pronës:

Rezidenca: Park Houses, Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë

Strukturë: 3 kate mbi tokë + 1 kat nëntokë
Sipërfaqe Neto totale: 257.37 m²
Sipërfaqe Bruto: 303.70 m²
Sipërfaqe Totale: 360.70 m²
Sipërfaqe Verandë + Pishinë: 57.00 m²
Vendparkim: 2 poste parkimi
Çmimi: 721'400 €

Organizimi i Vilës:

Kati -1
Ambient teknik dhe hapësira ndihmëse, me organizim funksional dhe akses të drejtpërdrejtë nga brenda vilës.

Kati përdhe
Zonë dite me sallon, ambient ngrënieje dhe kuzhinë, me dalje direkte në verandë dhe pishinë private. Hapësira është e bollshme dhe e ndriçuar natyralisht.

Kati i parë
Dhoma gjumi dhe ambiente sanitare, të organizuara për komoditet dhe privatësi.

Kati i dytë
Dhoma të tjera gjumi dhe ambiente shërbimi, me planimetri të rregullt dhe funksionale.

Vila është e konceptuar si pronë familjare me ndarje të qartë mes zonës së ditës dhe zonës së fjetjes. Organizim praktik, shkallë e brendshme lidhëse dhe hapësira të mirëbalancuara në çdo nivel.

Elementë Shtesë:

Pishinë private
Verandë relaksi
2 poste parkimi
Rezidencë me amfiteatër dhe hapësira komunitare
Kompleks i mbyllur me kontroll hyrje-dalje

Përshkrimi i Zonës:

Park Houses në Mjull-Bathore është një projekt rezidencial i ri, i pozicionuar në një zonë të qetë, larg zhurmës urbane por me akses të shpejtë drejt TEG, Unazës dhe qendrës së Tiranës. Zonë me ajër të pastër, profil familjar dhe perspektivë të lartë rritjeje në vlerë.

Pronë ideale për familje që kërkojnë vilë me pishinë brenda rezidencës dhe standard të qartë jetese.

Për më shumë informacion ose vizitë private, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO572
Lloji Vilë
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 3
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 12
Sipërfaqja: 257 m2
Sip. Totale: 304 m2

Karakteristikat

Qëndër
Qëndër Tregtare
Shkollë

Vendodhja e Pronës