Pershkrimi i Prones

Në zonën rezidenciale të Paskuqan, ofrohet për shitje apartament 1+1 në një ndërtim të ri banimi. Një pronë me organizim funksional dhe metra reale, e përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.

Detajet e Pronës:

Tipologji: 1+1
Kati: 6
Sipërfaqe neto: 64 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 10.2 m²
Sipërfaqe totale: 74.2 m²

Përshkrimi i Apartamentit:

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, një dhomë gjumi komode, tualet dhe korridor shpërndarës. Planimetria është e rregullt dhe funksionale, duke ofruar shfrytëzim maksimal të hapësirës.

Pozicionimi në katin e 6-të siguron ndriçim natyral dhe privatësi më të lartë, duke krijuar një ambient komod për jetesë.

Përshkrimi i Zonës:

Paskuqani është një nga zonat që po zhvillohet me ritme të shpejta rezidenciale në periferi të Tiranës. Zona ofron qetësi, hapësira më të lira dhe akses të mirë drejt qendrës së qytetit dhe akseve kryesore.

Kombinimi i çmimit konkurrues dhe zhvillimit të zonës e bën këtë pronë një mundësi të mirë investimi.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO608
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 15
Sipërfaqja: 64 m2
Sip. Totale: 74 m2
Kati: 6