Në një nga zonat më të kërkuara të Komuna e Parisit, ofrohet për qira apartament modern 2+1 me post parkimi të përfshirë në çmim. Prona ndodhet në një pallat të ri me standard të mirë ndërtimi dhe administrim të rregullt, duke ofruar komoditet dhe akses të shkëlqyer me zonat kryesore të qytetit.
Detajet e Pronës:
Tipologji: 2+1
Kati: 6
Ndërtim i ri
2 Ashensor
Sipërfaqe Totale: 110 m²
Post parkimi i përfshirë në çmim
Çmimi: 1300 € / muaj (bruto)
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ka organizim funksional dhe kubaturë të rregullt, duke ofruar hapësira të balancuara dhe komode për jetesë familjare.
Organizimi përfshin korridor shpërndarës, sallon ndenjeje me ambient gatimi inkaso, dy dhoma gjumi, tualete inkaso dhe ballkon me dalje nga ambienti i ndenjes. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe të projektuara për funksionalitet maksimal.
Apartamenti është investuar me arkitekt dhe ofron mobilim modern me standard të lartë cilësie. Kuzhina është e integruar dhe e pajisur, ndërsa ambientet janë të pajisura me kondicioner inverter, SMART TV dhe dritare dopio xham që garantojnë izolim dhe komoditet.
Përshkrimi i Zonës:
Komuna e Parisit është një nga zonat më të preferuara për banim në Tirana, falë kombinimit të qetësisë rezidenciale me aksesin e shpejtë drejt Bllokut, Liqenit Artificial dhe qendrës së qytetit. Zona ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, si shkolla, supermarkete, transport publik, restorante dhe hapësira rekreative.
Një apartament modern në një adresë shumë të kërkuar, ideal për familje ose profesionistë që kërkojnë standard dhe komoditet.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434