Pershkrimi i Prones

Në një nga projektet më ekskluzive të rivierës shqiptare, Green Coast 2, ofrohet për shitje apartament 1+1 në fazë ndërtimi (faza gropë). Prona ndodhet në zonën bregdetare të Palasë, shumë pranë Dhërmi, një nga destinacionet më të kërkuara turistike në rivierën shqiptare.

Detajet e Pronës

Tipologji: 1+1
Kati: 1

Sipërfaqe neto: 71.48 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 26.75 m²
Sipërfaqe totale: 98.23 m²

Post parkimi: 12.50 m²

Çmimi i apartamentit: 370,000 €
Çmimi i parkimit: 25,000 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti është projektuar me organizim modern dhe funksional, duke përfshirë sallon ndenjeje me ambient gatimi, një dhomë gjumi dhe tualet. Hapësirat janë të balancuara dhe të menduara për komoditet maksimal gjatë qëndrimit.

Prona ndodhet në fazë gropë, duke ofruar mundësi për investim në një nga projektet më prestigjioze të bregdetit shqiptar dhe potencial të lartë rritjeje vlere deri në përfundimin e ndërtimit.

Përshkrimi i Zonës

Green Coast është një nga projektet më të rëndësishme turistike në rivierën shqiptare, me arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve ndërkombëtare dhe komunitet premium. Kompleksi ofron akses në plazhe të kristalta, restorante, zona rekreative dhe shërbime të dedikuara për rezidentët.

Zona e Palasës dhe Dhërmiut është një nga destinacionet më të kërkuara për rezidenca pushimi dhe investime turistike, me fluks të lartë turistësh vendas dhe të huaj çdo sezon.

Pronë premium në një nga projektet më elitare të bregdetit shqiptar.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO625
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 7
Sipërfaqja: 71 m2
Sip. Totale: 71 m2
Kati: 1

Vendodhja e Pronës