Ofrohet për qira apartament 1+1 në kompleksin rezidencial Urban Gate, në zonën e Astir, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 2 (me ashensor)
Pallat i ri, sapo përfunduar
Ballkon: Po
Apartamenti jepet totalisht i mobiluar
Qiraja: 45,000 Lek / muaj
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti është i pabanuar më parë dhe ofron mobilim totalisht të ri dhe modern. Ambienti përbëhet nga sallon ndenjeje me hapësirë gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Planimetria funksionale dhe mobilimi i ri krijojnë kushte shumë komode për jetesë, duke e bërë apartamentin gati për banim të menjëhershëm.
Përshkrimi i Zonës
Kompleksi Urban Gate ndodhet në zonën e Astirit, një nga zonat më të zhvilluara dhe më të populluara të Tiranës. Zona ofron akses shumë të mirë me akset kryesore të qytetit dhe është e rrethuar nga supermarkete, shkolla, farmaci, banka dhe transport publik. Kjo e bën zonën shumë të përshtatshme për jetesë të përditshme dhe komoditet maksimal.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434