Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në resortin Sun Palasë, i pozicionuar në zonën e Palasë, një nga zonat më elitare të Riviera Shqiptare. Prona ndodhet brenda një kompleksi rezidencial modern të projektuar për jetesë dhe pushime premium pranë detit.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1+2
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 118.03 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 21.25 m²
Sipërfaqe totale: 139.28 m²
Çmimi: 389,984 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ofron një planimetri shumë funksionale dhe hapësira të bollshme të organizuara në mënyrë praktike për jetesë komode. Ambienti përfshin një sallon të madh ndenjeje me hapësirë gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Hapësirat janë të mirëorganizuara dhe të ndriçuara natyralisht, duke krijuar një ambient shumë të rehatshëm për banim apo për përdorim si rezidencë pushimi.

Përshkrimi i Zonës

Resorti Sun Palasë ndodhet në zonën e Palasës, pranë Dhërmi, një nga destinacionet më të kërkuara të rivierës shqiptare. Zona është e njohur për plazhet me ujë kristal, natyrën spektakolare dhe resortet elitare që po zhvillohen në këtë pjesë të bregdetit. Afërsia me plazhet e Palasës dhe Dhërmiut, si dhe zhvillimi i vazhdueshëm turistik, e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për shtëpi pushimi ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiraje turistike.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO736
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13
Sipërfaqja: 118 m2
Sip. Totale: 139 m2
Kati: 2

Vendodhja e Pronës