Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2, i pozicionuar në Splendor Residence, në Rrugën e Kokonozeve, një zonë rezidenciale shumë e favorshme në Tiranë, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta dhe ofron akses të lehtë drejt qendrës së qytetit dhe akseve kryesore.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe neto: 88.846 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 20.28 m²
Sipërfaqe totale: 109.13 m²
Çmimi i apartamentit: 163,695 €

Post parkimi: 25,000 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ka një organizim shumë funksional dhe planimetri të rregullt. Ambienti përbëhet nga një sallon i bollshëm ndenjeje me hapësirë gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një lozhë që ofron ndriçim natyral dhe ventilim të mirë gjatë gjithë ditës. Hapësirat janë të projektuara për komoditet maksimal dhe për një jetesë familjare të rehatshme.

Përshkrimi i Zonës

Splendor Residence ndodhet në Rrugën e Kokonozeve, një zonë që vitet e fundit është kthyer në një nga zonat më të preferuara për banim për shkak të afërsisë me qendrën e Tiranës dhe zhvillimit të projekteve të reja rezidenciale. Zona ofron akses shumë të mirë me rrugët kryesore të qytetit, transport publik, shkolla, kopshte, universitete, markete dhe shërbime të ndryshme. Infrastruktura e zhvilluar dhe kërkesa e lartë për banim e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për jetesë familjare ashtu edhe për investim.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO739
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13
Sipërfaqja: 89 m2
Sip. Totale: 109 m2
Kati: 5

Vendodhja e Pronës