Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje vilë moderne në rezidencën Montclair Residence, një nga zonat më të qeta dhe elitare në periferi të Tiranë.

Detajet e Pronës

Sipërfaqe totale: 265.5 m²

Kati nëntokë: 63 m²
Kati përdhe: 88 m²
Verandë (përdhe): 10.1 m²
Kati i parë: 104.4 m²

Çmimi: 610'650 €

Faza: Sistem kapotë
Përfundimi i punimeve: Tetor 2026

Përshkrimi i Vilës

Vila është e organizuar në disa nivele, duke ofruar ndarje shumë funksionale të hapësirave. Kati përdhe dedikohet zonës së ditës, me ambient ndenjeje dhe gatimi me dalje direkte në verandë, ndërsa kati i parë është i organizuar për dhomat e gjumit, duke garantuar privatësi dhe rehati.

Kati nëntokë ofron hapësira shtesë të shfrytëzueshme për magazinim, ambiente rekreative apo funksione të tjera sipas nevojës.

Arkitektura është moderne, me volum të rregullt, ndriçim natyral dhe orientim optimal, duke krijuar një ambient jetese të qetë dhe cilësor.

Përshkrimi i Zonës

Rezidenca Montclair në Mjull Bathore është një kompleks rezidencial i ri, i konceptuar për jetesë elitare, larg zhurmës së qytetit por me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës. Zona karakterizohet nga ajër i pastër, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur, duke e bërë ideale për familje.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO761
Lloji Vilë
Statusi: Ne ndertim
Website Views 10
Sip. Totale: 266 m2

Vendodhja e Pronës