Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në rezidencën Crest Residence, në zonën në zhvillim të Paskuqan, një alternativë shumë e mirë për banim ose investim në Tiranë.
Detajet e Pronë
Tipologjia: 1+1
Kati: 6
Orientim: Jug
Sipërfaqe neto: 61.6 m²
Sipërfaqe totale: 72.02 m²
Çmimi: 72,000 €
Faza: Përfundimtare
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ka një planimetri shumë të rregullt dhe efikase, me ambient ndenjeje dhe kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi dhe tualet. Organizimi është praktik dhe shfrytëzon maksimalisht hapësirën, duke e bërë ideal për jetesë komode.
Orientimi jug siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm. Forma e apartamentit dhe dritaret e bollshme e bëjnë hapësirën të ndjehet më e madhe dhe funksionale.
Përshkrimi i Zonës
Paskuqani është një nga zonat që po zhvillohet më shpejt në periferi të Tiranës, me ndërtime të reja dhe infrastrukturë në përmirësim të vazhdueshëm. Ofron qetësi, ajër më të pastër dhe çmime më të përballueshme krahasuar me zonat qendrore.
Zona ka potencial të mirë rritjeje vlere dhe kërkesë në rritje për qira, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të zgjuar për investim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434