Pershkrimi i Prones

Kjo nuk është thjesht një apartament, por një pronë e pastër, me dokumentacion perfekt, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit, në Gjiri i Lalzit, tek kompleksi rezidencial Lura 3.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 1+1
Kati: 1

Sipërfaqe apartamenti: 46 m²
Sipërfaqe oborri: 56 m²
Sipërfaqe totale: 112 m²

Dokumentacion: Certifikatë pronësie e rregullt
Oborri: Me hipotekë, pronësi e plotë

Çmimi: 170,000 € (i negociueshëm)

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti organizohet në ambient ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe tualet, me dalje direkte në oborrin privat. Diferenca reale e kësaj prone është hapësira e jashtme – një oborr i bollshëm dhe i hipotekuar, që nuk është thjesht përdorim, por pronë reale.

Kjo e kthen apartamentin në një produkt shumë më të fortë se një 1+1 standard, me fleksibilitet për relaks, pushime dhe përdorim gjatë gjithë sezonit.

Përshkrimi i Zonës

Lura 3 është një nga komplekset më të kërkuara në Gjirin e Lalzit, me standard të lartë ndërtimi, mirëadministrim dhe komunitet të përzgjedhur. Zona ka kërkesë shumë të lartë për qira ditore dhe Airbnb, sidomos nga klientë vendas dhe të huaj.

Afërsia me detin dhe zhvillimi i vazhdueshëm e bëjnë këtë zonë një nga investimet më të sigurta në bregdetin shqiptar.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO784
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Website Views 4
Sip. Totale: 46 m2