Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1, i pozicionuar buzë Rruga Bardhyl, në një zonë të konsoliduar dhe shumë të kërkuar në Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 3 (pallat 4-katësh)
Orientimi: Lindje dhe Jug-Perëndim
Siperfaqje 63.5 m2

Çmimi: 148,000 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti është i restauruar totalisht nga e para, me investime cilësore në çdo detaj: suvatime të reja, instalime elektrike dhe hidraulike multistrat, tualet inkaso, dyer të reja, dritare plastike dopio xham termik, parket dhe rifinitura të plota.

Organizimi është funksional, me hapësira të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Është një pronë gati për banim, pa asnjë nevojë shtesë investimi.

Përshkrimi i Zonës

Rruga Bardhyl është një nga zonat më të aksesueshme dhe të zhvilluara në Tiranë, shumë pranë qendrës dhe me lidhje të shkëlqyer me akset kryesore. Zona ofron çdo facilitet të nevojshëm për jetesë, si shkolla, spitale, markete dhe transport publik.

Është një zonë me kërkesë të lartë për banim dhe qira, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje shumë të mirë si për jetesë ashtu edhe për investim.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO786
Lloji Apartament
Statusi: delta-ing.refurbished
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 6
Sip. Totale: 64 m2
Kati: 3