Ofrohet për shitje apartament tipologji 3+2 në një nga akset më të rëndësishme të Tiranë, në Rruga e Elbasanit, përballë Xibraku.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 3+2
Kati: 5
Sipërfaqe neto: 143.9 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 24.15 m²
Sipërfaqe totale: 168.05 m²
Faza: Pllakë
Çmimi: 235,270 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron organizim të bollshëm dhe funksional, me ambient ndenjeje dhe kuzhinë, tre dhoma gjumi, ambiente shtesë dhe dy tualete. Planimetria është e rregullt dhe e menduar për një jetesë komode familjare, me ndarje të mirë të hapësirave dhe mundësi shumë të mira organizimi.
Sipërfaqja e konsiderueshme dhe forma e apartamentit lejojnë fleksibilitet në arredim dhe përshtatje sipas stilit të jetesës.
Përshkrimi i Zonës
Rruga e Elbasanit është një nga zonat më të kërkuara dhe me vlerë të qëndrueshme në Tiranë, me akses të drejtpërdrejtë drejt qendrës dhe lidhje shumë të mirë me akset kryesore.
Zona karakterizohet nga zhvillim i qëndrueshëm, prani e rezidencave moderne dhe facilitete të shumta, duke e bërë një zgjedhje të fortë si për banim ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434