Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Folie Village, në zonën ekskluzive të Jalë, një nga destinacionet më premium të rivierës shqiptare.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 70.64 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 19.22 m²
Sipërfaqe totale: 89.85 m²
Sipërfaqe verandë: 18.63 m²
Çmimi: 325,440 €
Post parkimi: 35,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ka një organizim shumë të mirë për tipologjinë 1+1, me ambient ndenjeje dhe gatimi të integruar, një dhomë gjumi dhe tualet.
Elementi që e diferencon është veranda prej 18.63 m², një hapësirë reale relaksi që rrit ndjeshëm cilësinë e jetesës dhe potencialin për përdorim turistik.
Pozicionimi në kat të tretë dhe planimetria e rregullt e bëjnë një pronë shumë të balancuar mes komoditetit dhe investimit.
Përshkrimi i Zonës
Jala është një nga zonat më të kërkuara të rivierës shqiptare, me kërkesë të lartë për prona turistike dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Folie Village është një projekt modern dhe i kuruar, që ofron standard të lartë ndërtimi dhe potencial shumë të fortë për qira sezonale dhe rritje vlere në kohë.
Një pronë që kombinon pushimin me investimin inteligjent.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434