Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Folie Village, në zonën ekskluzive të Jalë, një nga destinacionet më premium të rivierës shqiptare.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 75.31 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 33.89 m²
Sipërfaqe totale: 109.20 m²
Çmimi: 327,600 €
Post parkimi: 35,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron një sipërfaqe të konsiderueshme për tipologjinë 1+1, me organizim të rregullt dhe hapësira të bollshme. Ambienti i ndenjes dhe gatimit është i integruar, ndërsa dhoma e gjumit është e rehatshme dhe e ndriçuar natyralisht.
Struktura e brendshme lejon organizim efikas dhe mobilim cilësor, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim personal, ashtu edhe për investim turistik.
Përshkrimi i Zonës
Jala është një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, me kërkesë të lartë për prona pushimi dhe investime turistike.
Folie Village është një projekt i ri dhe i kuruar, që ofron standard të lartë ndërtimi dhe potencial të fortë për qira sezonale dhe rritje vlere në kohë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434