Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në Garden Building, buzë Rruga e Kavajës, një nga akset më të rëndësishme në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe: 168 m²
Çmimi: 504,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron hapësira shumë të bollshme dhe organizim funksional, me sallon ndenjeje dhe ambient gatimi, dy dhoma gjumi dhe dy tualete.
Prona është totalisht e arreduar, me mobilim të kuruar dhe gati për banim të menjëhershëm. Sipërfaqja e konsiderueshme prej 168 m² krijon komoditet të lartë dhe fleksibilitet në përdorim.
Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe të shpërndara në mënyrë të balancuar për jetesë cilësore.
Përshkrimi i Zonës
Rruga e Kavajës është një nga zonat më të kërkuara në Tiranë, me akses të menjëhershëm në qendër dhe lidhje të shkëlqyer me pjesët kryesore të qytetit. Pozicionimi në Garden Building e rrit vlerën e pronës, duke e bërë të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434