Liqeni i Thatë
Ofrohet për shitje penthouse ekskluziv në zonën e Liqeni i Thatë, një nga lokacionet më të qeta dhe elitare në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 3+1+2
Kati: 4
Sipërfaqe neto: 142 m²
Sipërfaqe bruto: 303 m²
Verandë: 161 m²
Post parkimi: 2 të përfshira
Me certifikatë pronësie
Çmimi: 449,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Penthouse ofron një organizim shumë të mirë me sallon ndenjeje dhe ambient gatimi, tre dhoma gjumi dhe dy tualete.
Hapësira e brendshme është e balancuar dhe funksionale, ndërsa pika më e fortë e kësaj prone është veranda e madhe prej 161 m², që krijon një ambient unik për relaks, organizime apo jetesë në stil open-air.
Pozicionimi në katin e fundit garanton privatësi, ndriçim natyral maksimal dhe pamje të hapur.
Përshkrimi i Zonës
Liqeni i Thatë është një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë qetësisë, ajrit të pastër dhe afërsisë me natyrën.
Zona ofron akses të mirë me qytetin, ndërkohë që ruan një standard të lartë jetese dhe privatësi.
Një pronë që kombinon hapësirën, lokacionin dhe një element shumë të rrallë në treg: verandë të madhe në penthouse.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434