Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Green Coast 2, një nga projektet më të kërkuara dhe me standard të lartë në rivierën shqiptare.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe neto: 48.11 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 18.00 m²
Sipërfaqe totale: 66.11 m²
Depo: 10.15 m²
Parkim: 1 post
Çmimi: 315,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një tualet.
Planimetria është shumë e pastër dhe funksionale, me ndarje të qartë të zonës së ditës dhe natës, duke e bërë shumë komod për përdorim real. Përmasat janë të optimizuara dhe çdo metër është i shfrytëzuar si duhet.
Përfshirja e depos është një plus real për këtë tipologji, sidomos për përdorim sezonal ose qira.
Përshkrimi i Rezidencës dhe Zonës
Green Coast 2 është një zhvillim modern që kombinon arkitekturën mesdhetare me materiale natyrale si gur dhe dru, duke u integruar në mënyrë organike me terrenin dhe natyrën përreth.
Projekti përfshin:
njësi rezidenciale dhe vila
hotel dhe facilitete shërbimi
hapësira rekreative dhe plaza qendrore
parkim nëntokësor
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434