Ofrohet për shitje tokë industriale përball CityPark, në një zonë strategjike për zhvillim industrial, magazina, logjistikë apo aktivitete prodhuese.
Detajet e pronës
Tipologjia: Tokë industriale
Sipërfaqe totale: 11,000 m²
Çmimi për 11,000 m²: 715,000 €
Çmimi për 5,500 m²: 357,500 €
Prona mund të shitet edhe e ndarë në gjysmë, me sipërfaqe 5,500 m², me të njëjtin çmim për metër katror.
Përshkrimi i pronës
Toka ka destinacion industrial dhe është e përshtatshme për zhvillime të ndryshme biznesi, si magazina, hapësira logjistike, punishte apo struktura prodhimi.
Mundësia për blerje të plotë ose të pjesshme e bën pronën fleksibël për investitorë që kërkojnë sipërfaqe të madhe, por edhe për ata që duan të hyjnë me një investim më të kontrolluar.
Përshkrimi i zonës
Zona përballë Citypark është një nga pikat më të forta logjistike në periferi të Tiranës, me dalje të menjëhershme në autostradë dhe lidhje direkte me portin e Durrësit dhe aeroportin.
E përshtatshme për biznese që kërkojnë vizibilitet, akses të shpejtë dhe potencial zhvillimi në afat të gjatë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434