Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament premium 2+1+2 + garderobë, i pozicionuar në Ambasador 3, një nga kullat më elitare dhe më të kërkuara të Tiranës.

Prona ndodhet në katin e 20-të, ka sipërfaqe totale 127.7 m² dhe orientim Veri. Aktualisht apartamenti është i dhënë me qira me vlerë 2,000 € neto / muaj, duke ofruar të ardhura të menjëhershme për investitorin.

Detajet kryesore

◆ Tipologjia: 2+1+2 + garderobë
◆ Sipërfaqe totale: 127.7 m²
◆ Kati: 20
◆ Orientimi: Veri
◆ Rezidenca: Ambasador 3
◆ Statusi: I dhënë me qira
◆ Qiraja aktuale: 2,000 € neto / muaj
◆ Çmimi: 610,000 €

Organizimi

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje, ambient ngrënieje, kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobë dhe lavanderi. Planimetria është funksionale dhe e menduar për një stil jetese komod dhe premium.

Zona e ditës është e hapur dhe e bollshme, ndërsa dhomat e gjumit janë të pozicionuara në pjesën më private të apartamentit. Garderoba dhe lavanderia i shtojnë pronës më shumë komoditet dhe funksionalitet në përdorimin e përditshëm.

Përshkrimi i zonës

Ambasador 3 ndodhet në një nga zonat më të forta për banim premium në Tiranë, pranë Liqenit Artificial, me akses të shpejtë drejt qendrës dhe shërbimeve kryesore.

Kjo pronë është një mundësi shumë e mirë për klientë që kërkojnë apartament cilësor në adresë elitare, ose për investitorë që kërkojnë një pronë me qira aktive dhe të ardhura të qëndrueshme.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1012
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 194
Sipërfaqja: 128 m2
Sip. Totale: 128 m2
Kati: 20

Karakteristikat

Qëndër
Qëndër Tregtare
Shkollë
Vendndodhje