Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në Golden Gate, në zonën e Ali Demi, një nga zonat më të kërkuara për banim dhe investim në Tiranë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 8 banim
Sipërfaqe apartamenti: 65.84 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 9.22 m²
Sipërfaqe totale: 75.06 m²
Çmimi total: 150,120 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim të rregullt të ambienteve dhe ndriçim natyral në çdo hapësirë.
Ambienti i ditës është i bollshëm dhe lidhet natyrshëm me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, duke krijuar një hapësirë komode për jetesë të përditshme. Dhoma e gjumit është e mirëorganizuar dhe me akses direkt në dritë natyrale.
Ballkoni shton një hapësirë të vlefshme relaksi dhe ajrosjeje.
Përshkrimi i rezidencës dhe zonës
Golden Gate është projekt rezidencial modern, me standard ndërtimi bashkëkohor dhe organizim cilësor.
Zona e Ali Demit mbetet një nga zonat më të forta të Tiranës për banim, falë aksesit të mirë me qendrën, infrastrukturës dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Një 1+1 me planimetri shumë të mirë, në një projekt modern dhe në një zonë që gjithmonë ka kërkesë në treg.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434