Ofrohet për shitje apartament premium tipologji 2+1+2 në Sun Palasë, një nga resortet më elitare në rivierën e Dhërmi.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 106.27 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 19.13 m²
Sipërfaqe totale: 125.40 m²
Çmimi: 351,120 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete.
Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim inteligjent të ambienteve dhe ndriçim natyral në çdo hapësirë.
Zona e living-ut është e bollshme dhe e konceptuar për komoditet maksimal, ndërsa dhomat e gjumit ofrojnë privatësi dhe organizim shumë praktik për jetesë apo pushim.
Pozicionimi në katin e dytë krijon më shumë privatësi dhe një atmosferë shumë të qetë brenda resortit.
Përshkrimi i resortit dhe zonës
Sun Palasë është një nga projektet më të kërkuara në rivierën shqiptare, i njohur për standardin e ndërtimit, arkitekturën moderne dhe pozicionimin shumë pranë detit.
Zona e Dhërmiut mbetet ndër destinacionet më premium dhe më të kërkuara për investim dhe pushim në Shqipëri.
Një apartament premium në një nga resortet më ekskluzive të rivierës shqiptare, ideal për banim, pushim apo investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434