Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira vilë moderne 3-katëshe në zonën e Liqeni i Thatë, një nga zonat më elitare dhe të qeta për banim në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: Vilë 3 kate

Çmimi: 3,500 € / muaj

Organizimi i vilës

Kati -1
• Garazh
• Ambient open space / palestër
• Tualet

Kati 0
• Ambient ndenjeje
• Ambient gatimi
• 1 dhomë gjumi
• Tualet

Kati 1
• 3 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Garderobë

Përshkrimi i vilës

Vila është e organizuar në mënyrë shumë funksionale dhe moderne, duke ofruar komoditet maksimal dhe privatësi për jetesë familjare.
Ambientet e brendshme janë të bollshme, me ndriçim natyral dhe organizim praktik në çdo kat të pronës.
Zona e living-ut dhe ambienti i gatimit janë konceptuar për një jetesë komode dhe elegante, ndërsa pjesa e dhomave të gjumit ofron privatësi dhe organizim shumë të mirë familjar.
Prona disponon gjithashtu oborr të madh të gjelbëruar me dy ambiente pushimi, duke krijuar një atmosferë shumë të qetë dhe relaksuese.

Kati -1 ofron hapësira shumë funksionale për palestër, ambient multifunksional apo përdorim sipas nevojave të klientit.

Përshkrimi i zonës

Zona e Liqenit të Thatë mbetet një nga zonat më premium për banim në Tiranë, falë qetësisë, ajrit të pastër dhe aksesit shumë të mirë me pjesë të ndryshme të qytetit.
Afërsia me Liqenin Artificial, zonat elitare dhe facilitetet kryesore e bën këtë pronë ideale për klientë që kërkojnë standard të lartë jetese.

Një vilë moderne dhe funksionale, e konceptuar për komoditet maksimal në një nga zonat më të kërkuara të qytetit.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1067
Lloji Vilë
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 37

Karakteristikat

delta-ing.gym
Qëndër Tregtare
Spital
Shkollë
delta-ing.view_to_lake
Vendndodhje