Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 në rezidencën moderne Code of Shadows, në zonën e Rruga 5 Maji, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë dhe potencial shumë të lartë investimi në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 84 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 23 m²
Sipërfaqe totale: 107 m²
Status ndërtimi: Fazë gërmimi

Çmimi: 160,500 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, tualet, korridor shpërndarës dhe 2 veranda. Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim inteligjent të ambienteve dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës.
Zona e living-ut është e bollshme dhe përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambient shumë komod për jetesë.
Dhoma e gjumit ofron hapësirë shumë të mirë organizimi dhe dalje në verandë, duke shtuar më shumë privatësi dhe komoditet.

Verandat krijojnë hapësirë ideale për relaks dhe ajrosje natyrale të apartamentit.

Prona ndodhet në fazë gërmimi, duke e bërë një mundësi shumë të mirë investimi me potencial të lartë rritjeje vlere në të ardhmen.

Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Code of Shadows është projekt modern multifunksional me funksion hotel, zyra, shërbime dhe banim, i konceptuar me arkitekturë bashkëkohore dhe standard të lartë ndërtimi.
Rezidenca karakterizohet nga dizajn modern dhe koncept urban premium, duke e kthyer në një nga projektet më interesante të zonës së 5 Majit.

Zona po transformohet me ritme shumë të shpejta falë investimeve të reja infrastrukturore dhe projekteve moderne rezidenciale, duke krijuar potencial shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

Një apartament modern 1+1 me planimetri shumë funksionale dhe potencial shumë të mirë investimi në një nga projektet më të reja të zonës së 5 Majit.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1090
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 17
Sipërfaqja: 84 m2
Sip. Totale: 107 m2
Kati: 3