Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në vijën e parë të Lungomare, në një nga lokacionet më premium të Vlorë, vetëm 150 metra larg detit, me pamje anësore nga deti dhe akses shumë të mirë me shëtitoren dhe qendrën e qytetit.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe totale: 120 m²
Sipërfaqe neto: 110 m²
Pallat i vitit 2016
Me certifikatë pronësie

Pamje anësore nga deti

Vlera totale e pronës: 259,200 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm ndenjeje, ambient gatimi të veçuar, 2 dhoma gjumi, 2 tualete me dritare dhe ballkon me pamje nga deti.
Prona është e investuar shumë mirë, me mobilim modern, parket dhe punime cilësore në çdo ambient.
Të dy tualetet disponojnë dritare natyrale, element shumë i rëndësishëm për ajrosje dhe komoditet në përditshmëri.

Ballkoni me pamje nga deti shton më shumë vlerë dhe krijon ambient ideal relaksi gjatë gjithë vitit.

Përshkrimi i zonës

Lungomare mbetet zona më elitare dhe më e kërkuar e Vlorës, falë vijës së parë me detin, restoranteve, kafeneve, shëtitores dhe zhvillimit të vazhdueshëm turistik.
Pozicionimi vetëm pak minuta në këmbë nga qendra e qytetit e bën pronën shumë të favorshme si për banim ashtu edhe për investim në qira ditore apo sezonale.

Një apartament premium 2+1+2, i investuar me standard shumë të mirë, në një nga lokacionet më të kërkuara të Lungomares.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1098
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 22
Sipërfaqja: 110 m2
Sip. Totale: 120 m2

Karakteristikat

delta-ing.view_to_sea
Vendndodhje