Pershkrimi i Prones

Ofrohet me qira ambient biznesi buzë rruge në rezidencën më të re të Porcelanit, me pozicion strategjik dhe vizibilitet maksimal.

Detajet e pronës

Lloji i pronës: Ambient biznesi

Sipërfaqe neto: 100 m²

Lartësi: 5.6 m

Pozicionim buzë rruge

Akses direkt nga rezidenca dhe nga rruga kryesore

Qira mujore: 3,000 €/muaj

Përshkrimi i pronës

Ambienti ndodhet në katin përdhe të një rezidence të re dhe ofron fasadë të dukshme nga rruga kryesore, duke garantuar ekspozim maksimal për aktivitetin tuaj.

Lartësia prej 5.6 metrash krijon mundësi të shumta organizimi dhe shfrytëzimi të hapësirës, duke e bërë ambientin ideal për aktivitete që kërkojnë prezencë të fortë dhe funksionalitet.

Prona është veçanërisht e përshtatshme për klinikë, laborator, bankë, institucion financiar, showroom, zyrë përfaqësimi apo aktivitete të tjera shërbimi.

Përshkrimi i zonës

Rezidenca ndodhet në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë, me densitet të lartë banorësh dhe akses shumë të mirë me akset kryesore të qytetit. Pozicionimi buzë rrugës dhe lidhja direkte me rezidencën sigurojnë fluks të vazhdueshëm klientësh dhe ekspozim të lartë për biznesin.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1137
Lloji Komercial
Statusi: Listimet e fundit
Website Views 4
Sipërfaqja: 100 m2
Sip. Totale: 100 m2
Vendndodhje