Qendra Tregtare TEG
Ofrohet me qira ambient biznesi me pozicion strategjik në Autostradën TEG–Tiranë, me akses të drejtpërdrejtë dhe vizibilitet shumë të lartë.
Detajet e pronës
Lloji i pronës: Ambient biznesi
Sipërfaqe: 500 m²
Qira: 5,500 € / muaj neto
Përshkrimi i ambientit
Ambienti ofron hapësira të mëdha dhe funksionale, të përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi. Pozicionimi pranë autostradës garanton akses të lehtë, ekspozim maksimal dhe lidhje të shpejtë me Tiranën, TEG-un dhe akset kryesore rrugore.
Prona është ideale për showroom, zyra, klinikë, qendër shërbimesh, kompani logjistike, aktivitete tregtare apo biznese që kërkojnë një lokacion strategjik dhe lehtësisht të aksesueshëm.
Përshkrimi i zonës
Zona TEG–Tiranë është një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe komercial të kryeqytetit, me fluks të lartë lëvizjeje dhe prezencë të bizneseve të konsoliduara.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434