Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Rezidencën Kodra e Diellit 2, një nga komplekset më të preferuara për banim në Tiranë. Prona veçohet për verandën e madhe private dhe organizimin funksional të ambienteve.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Kati: 1
Sipërfaqe fizike: 86.5 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 16.435 m²
Sipërfaqe totale: 102.935 m²
Sipërfaqe verande: 110 m²
Faza e ndërtimit: Suvatime
Çmimi: 211,497 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, tualet dhe një verandë private prej 110 m², e cila ofron hapësirë ideale për relaks, kënd lojërash, gjelbërim ose ambiente rekreative.
Falë planimetrisë së rregullt dhe pozicionimit në katin e parë, prona ofron komoditet maksimal dhe shfrytëzim efikas të çdo metri katror. Veranda e bollshme e bën këtë apartament një mundësi të rrallë në treg.
Përshkrimi i zonës
Kodra e Diellit 2 është një rezidencë e konsoliduar që ofron siguri, administrim cilësor, hapësira të gjelbra dhe akses të shpejtë me qendrën e Tiranës. Zona preferohet nga familjet për qetësinë, infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434