Pershkrimi i Prones

Ofrohet me qira super ambient biznesi "corner", i pozicionuar buzë rrugës kryesore në zemër të Bllokut, një nga zonat më elitare dhe me qarkullimin më të lartë në Tiranë.

Detajet e pronës

Lloji i pronës: Ambient Biznesi
Sipërfaqe: 100 m²
Fasadë e dukshme nga rruga kryesore
Lokacion premium

Qira: 400,000 Lekë / muaj Neto

Përshkrimi i pronës

Ambienti gëzon ekspozim maksimal falë pozicionit strategjik në cep të godinës dhe fasadës së dukshme nga rruga kryesore. Vizibiliteti i lartë dhe fluksi i vazhdueshëm i kalimtarëve e bëjnë një mundësi ideale për aktivitete të ndryshme biznesi.

Me një sipërfaqe prej 100 m², prona ofron fleksibilitet për organizimin e biznesit sipas nevojave të klientit dhe është e përshtatshme për showroom, butik, klinikë, zyrë, qendër estetike, brand ndërkombëtar apo aktivitete të tjera prestigjioze.

Përshkrimi i zonës

Blloku është zona më e kërkuar për biznes në Tiranë, falë aktivitetit të lartë tregtar, pranisë së markave të njohura dhe fluksit të vazhdueshëm të klientëve gjatë gjithë ditës.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1176
Lloji Komercial
Statusi: E perdorur
Website Views 12
Sipërfaqja: 100 m2
Sip. Totale: 100 m2