Pershkrimi i Prones

Ofrohet me qira apartament 1+1 në zonën e Ish Fushës së Aviacionit, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë infrastrukturës së zhvilluar dhe aksesit të lehtë me qendrën e qytetit.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe: 65 m²
Kati: 10
Qira: 650 € / muaj

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Falë pozicionimit në kat të lartë, prona përfiton ndriçim natyral, privatësi dhe pamje të hapur.
Hapësirat janë të organizuara në mënyrë funksionale, duke e bërë apartamentin ideal për individë, çifte ose profesionistë që kërkojnë komoditet dhe akses të shpejtë me qytetin.

Përshkrimi i zonës

Ish Fusha e Aviacionit është një zonë rezidenciale shumë e kërkuar, me akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe, qendrën e Tiranës dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë. Zona ofron shkolla, kopshte, markete, farmaci, transport urban dhe hapësira rekreative.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1184
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 10
Sipërfaqja: 65 m2
Sip. Totale: 65 m2
Kati: 10