Ofrohet me qira vilë moderne në një nga zonat më të preferuara rezidenciale pranë TEG-ut, ideale për familje që kërkojnë privatësi, komoditet dhe akses të shpejtë me qendrën e Tiranës.
Detajet e pronës
Sipërfaqe ndërtimi: 251 m²
Sipërfaqe oborri: 180 m²
Vilë e organizuar në 4 nivele
Oborr privat i sistemuar
Organizimi
Kati -1
Garazh
Lavanderi
Kati 0
Sallon i bollshëm
Ambient gatimi dhe ngrënieje open space
Akses direkt në oborr
Kati 1
3 dhoma gjumi
1 tualet
1 ballkon
Kati 2
Dhomë matrimoniale
Tualet privat
Garderobë
Ballkon
Përshkrimi i vilës
Vila është projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe funksionalitet në çdo ambient. Hapësirat e bollshme, organizimi i rregullt dhe ndriçimi natyral krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare. Oborri privat ofron hapësirën ideale për relaks, aktivitete në natyrë dhe momente cilësore me familjen.
Përshkrimi i zonës
E pozicionuar pranë TEG-ut, vila ndodhet në një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. Zona ofron siguri, qetësi, gjelbërim dhe akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, autostradën Tiranë-Elbasan, qendrën tregtare TEG, shkolla ndërkombëtare dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë cilësore.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434