Pershkrimi i Prones

Ofrohet me qira vilë e investuar me standarde cilësore në zonën e Fshatit SOS, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë qetësisë, aksesit të lehtë dhe afërsisë me shkolla, qendra tregtare dhe akset kryesore të qytetit.

Detajet e pronës

Sipërfaqe ndërtimi: 200 m²
Organizuar në 2 kate
100 m² secili kat
5 dhoma gjumi
2 tualete
2 depo
2 ballkone
Poste parkimi

Çmimi: 2,500 € / muaj

Përshkrimi i vilës

Vila ofron ambiente të bollshme dhe organizim funksional për një jetesë komode familjare. Prona është investuar me materiale cilësore dhe disponon kuzhinë të re, vetrata të teknologjisë së fundit dhe parket në pjesën më të madhe të sipërfaqes.

Sistemi i kondicionimit është i instaluar në çdo ambient, ndërsa oxhaku funksional me shpërndarje në disa ambiente krijon një atmosferë të ngrohtë dhe komode gjatë gjithë vitit.
Falë organizimit të brendshëm dhe hapësirave të shumta, vila është ideale për familje të mëdha ose për ata që kërkojnë komoditet, privatësi dhe cilësi jetese.

Përshkrimi i zonës

Zona e Fshatit SOS është ndër më të kërkuarat për banim në Tiranë, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe aksesin e shpejtë me qendrën e qytetit. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, qendra tregtare dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetesë komode.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1215
Lloji Vilë
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 9
Sipërfaqja: 200 m2
Sip. Totale: 200 m2
Sip. Toke: 700 m2