Ofrohet me qira apartament 1+1 në zonën e Tregut Elektrik, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë aksesit të shpejtë me qendrën e qytetit dhe faciliteteve të shumta që ofron zona.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe bruto: 86.33 m²
Sipërfaqe neto: 72.15 m²
Kati: 4
Viti i ndërtimit: 2022
Totalisht i mobiluar
Lirohet më datë 5 Korrik
Çmimi: 600 € / muaj
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Prona ofrohet totalisht e mobiluar me arredim modern dhe pajisje cilësore, duke garantuar komoditet maksimal për banim.
Falë sipërfaqes së konsiderueshme dhe ndërtimit të ri, apartamenti ofron hapësira funksionale, ndriçim natyral dhe standard të lartë jetese.
Përshkrimi i zonës
Zona e Tregut Elektrik është ndër më të kërkuarat në Tiranë, me akses të menjëhershëm drejt qendrës së qytetit, Liqenit Artificial, Komunës së Parisit dhe akseve kryesore. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, farmaci, restorante dhe çdo facilitet i nevojshëm për jetesën e përditshme.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434