Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në një kompleks të ri rezidencial në Rrugën e Unazës së Madhe, Paskuqan. Projekti ndërtohet me standarde bashkëkohore dhe ofron cilësi të lartë ndërtimi, organizim funksional dhe akses të lehtë me Tiranën.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe neto: 92.43 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 13.81 m²
Sipërfaqe totale: 106.24 m²
Kati: 6
Faza e ndërtimit: Suvatim / Pllakash

Çmimi: 122,176 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe ofron ndriçim natyral, duke krijuar një ambient komod për jetesë familjare.

Prona ndodhet në fazën e suvatimit dhe pllakashit, duke i dhënë mundësinë blerësit të personalizojë detajet përfundimtare sipas preferencave të tij.

Përshkrimi i zonës

Rruga e Unazës së Madhe në Paskuqan është një zonë me zhvillim të shpejtë urban, e favorizuar për infrastrukturën moderne dhe aksesin e lehtë me qendrën e Tiranës. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, transport publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.

Një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1261
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 36
Sipërfaqja: 92 m2
Sip. Totale: 106 m2
Kati: 6