Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Diellon Apartments 2, një projekt modern rezidencial në Paskuqan, i ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe i pozicionuar në një zonë me zhvillim të shpejtë. Prona është ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe neto: 98.38 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 15.20 m²
Sipërfaqe totale: 113.58 m²
Kati: 5
Faza e ndërtimit: Suvatime
Çmimi: 136'296 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, depo, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është projektuar në mënyrë funksionale, duke ndarë qartë ambientet e ditës nga ato të natës dhe duke ofruar ndriçim natyral në çdo hapësirë.
Përshkrimi i zonës
Diellon Apartments 2 ndodhet në Paskuqan, një zonë rezidenciale me zhvillim të vazhdueshëm dhe akses të shpejtë drejt Unazës së Madhe dhe qendrës së Tiranës. Kompleksi ofron standarde të larta ndërtimi, ambiente të qeta dhe afërsi me shkolla, kopshte, markete dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434